Shfaqen imazhet e “Samsung Galaxy A5”
Kompania “Samsung” ka prezantuar telefonin inteligjent “Samsung SM-A500”.
Ky telefon ka marrë certifikimin nga TENAA kineze, që është ekuivalente e FCC-së.
Në një faqe në ueb janë shfaqur disa imazhe të këtij telefoni si dhe është bërë i ditur emri i tij.
Mendohet se telefoni do të mund të quhet “Samsung Galaxy A5”. Ky telefon do të jetë i serisë së telefonave inteligjent “Samsung A”.
Ndërkaq ndryshe nga telefoni “Galaxy Alpha” që ka anësore prej metali, “Galaxy A5” do të vijë i gjithi prej metali.
“SamMobile” shkruan se nuk është as metal dhe as plastikë, por një material që duket mirë në duart e klientit.
Hardueri i këtij telefoni do të vij me ekran 5 inç HD “Super AMOLED”, procesorin “Qualcomm Snapdragon 400”, bateri me kapacitet 2,330mAh, 16GB RAM, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera përpara 5 megapikselë.
Telefoni nuk është më parametra shumë të larta, prandaj edhe çmimi mund të jetë jo i lartë.