Kandidatët për policë trajnohen në udhëkryqet e qytetit të Shkupit

Kandidatët për policë të cilët në fillim të këtij viti e filluan trajnimin njëvjeçar, në suaza të modulit të dytë arsimor kushtuar komunikacionit, prej sot dhe në ditët në vijim do të kenë trajnim praktik në disa rrugë të Shkupit.

Me atë rast, sipas programit, është paraparë që policët e ardhshëm në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 13:00 të trajnohen për rregullim të komunikacionit në rrugët afër Panairit të Shkupit, afër vendit “Stara Rampa” (Kisella Vodë), afër Kryqit të Kuq, si dhe në udhëkryqin afër Bankës popullore të RM-së.
Kandidatët do të shpërndahen në shtatë ekipe prej nga dhjetë policë, ndërsa përveç rregullimit fizik gjatë kësaj jave do të trajnohen edhe në rrugën rajonale Shkup – Katllanovë, për kontroll të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve dhe matjes me radar policor.

Gjatë periudhës së kaluar kandidatët e përfunduan pjesën e trajnimit kushtuar rendit publik dhe qetësisë, ndërsa pas përfundimit të këtij moduli të dytë arsimor, i cili gjithashtu zgjat katër muaj, do të pasojë moduli i fundit kushtuar punëve kufitare. pas tij do të bëhet selektimi përfundimtar, përkatësisht do të nënshkruhen kontrata për punë me 400 pjesëtarë të ardhshëm të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button