Maqedonia ka ‘hyrë’ në NATO me Gjeneral Mimin

Gordana Duvnjak, editoriali-“Express drejtësi”, Utrinski Vesnik 
Pas gjykimit ekspres ku paditësi është kryeministri, menjëherë mund të parashikojmë se çfarë do të shkruajë në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian mbi arritjet e Maqedonisë.

Hristo Ivanovski, kolumnë-“Martini i vrarë dy herë”, Dnevnik
Rasti Zimmermann mund të ketë homologun e tij në rastin e policit të Kërçovës, i cili qëlloi për vdekje dy persona në vetëmbrojtje. Të dyja rastet ishin shkak për reaksione racore / etnike dhe protestash, dhe treguan se shumë lehtë mund të nxitet ndezje e marrëdhënieve racore / etnike.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Fati i Vëllaut Ljube”, Utrinski Vesnik
Nëse Boshkoskit ia montuan 12 vjetë burg si shtesë, atëherë kjo nuk është më vetëm një produkt i një regjimi diktatorial, por llogaritje monstruoze personale, të cilë si ta kisha vënë re në zbehësinë e  prokurores e cila dukej më e befasuara prej të gjithëve prej lartësisë të aktgjykimit.

Aleksndar Manasiev, komenti-“Gjenerali Mimi tronditi NATO-n”, Dnevnik 
Më së miri do të ishtë që Gjeneral Mimi vetë do trokiste në derë të Bondsteel-it për të kërkuar punë duke pas parasysh sukseset e saja – prej një mashtruesi lokal të bëhet një kërcënim për NATO-n.

Ilija Dimovski, kolumnë-“I tejdukshëm është sfondi i protestave”, Dnevnik  
Nëse palosja kurrizit dhe QTQ – e tillë si që është për shkak të rëndësisë së saj të ashtuquajtur për identitetin maqedonas – janë ose duhet të janë rruga dhe mjetet me të cilat do të ecim kah ardhmëria politike, atëherë do ta kemi vështirë për t’u kuptuar.

Sllobodan Najdovski, kolumnë-“Oda profesoriale e qeverisë”, Utrinski Vesnik
Puna nuk është aq e larg-shkuar që të mendohet se opozita ka korruptuar ndonjë person në Eurostat ose që Guvernatori i BPM-së, i përcaktuar nga kjo qeveri, jep informacione të rreme.

Tony Naunovski, kolumnë-“Kush gjykon për shkrimtarin e madh?”, Dnevnik
Rindërtimi i rastit “Lustrimi i Sllavko Janevski-të” tregon se është duke filluar një sulm serioz mbi elementet shumë të rëndësishme dhe aspekte të popullit maqedonas.

Iskra Opetçeska, komenti-“Gënjeshtra – për jo-punëtorët dënim, për mashtruesit shpërblim”,
Nova Makedonija
Varfëria, fitimi i shpejtë, siguria e punës publike, mos-marrja e rrezikut për drejtimin e një biznesi privat, të gjitha këto i bën njerëzit objektiv të lehtë për mashtruesit.

E martë, 16 korrik 2013, numër 82 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button