Nikolla Gruevski do të qëndrojë për vizitë disaditore në Turqi

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski prej sot do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën e Turqisë e cila është partner i vlefshëm ekonomik dhe tegtar i Maqedonisë.

Në suaza të vizitës është parashikuar të mbahen disa forume të biznesit në të cilat do të prezantohen risitë që u ofrohen investitorëve të huaj, ndërsa do të realizohen edhe takime me kreun shtetëror.

Për sot është paralajmëruar forum i biznesit në rajonin industrial Koxhaeli dhe qytetin Izmir ku delegacioni qeveritar para biznesmenëve turq do t’i prezantojë kushtet e volitshme që i ofron Maqedonia për udhëheqje të biznesit. Forumi i biznesit organizohet në bashkëpunim me Odën industriale të Koxhaelit, e cila është qendër e rëndësishme për industrinë e zhvilluar automobilistike ku në mënyrë të suksesshme funksionojnë një sërë zonash industriale.

Përveç se në Koxhaeli, kryeministri Gruevski dhe anëtarët e delegacionit qeveritar në ditët e ardhshme do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në forumet e biznesit dhe në qytetet turke Eskishehir, Ankara, Adana dhe Mersin.

Të mërkurën pritet delegacioni qeveritar të realizojë takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe me kryeministrin turk Ahmet Davutogllu.

Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe ministrat pa portofol për tërheqje të investimeve të huaja, Bill Pavlleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të huaja dhe nxitje të eksportit Kliment Shekerovski.

Turqia është mes 10 vendeve më të vlefshme si partner tregtar i Maqedonisë. Në vitin 2013 Turqia ishte në vendin e nëntë ndërsa investimet e huaja direkte në dy vitet e fundit arrijnë 44 milion euro. Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive në rritje të shpejtë në Evropë, me rritje të bruto prodhimit shoqëror prej katër për qind në vitin e kaluar dhe është njëra nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë. Rolin udhëheqës të cilin ka Turqia në fushën e përpunimit të elementeve të industrisë automobilistike, paisjeve elektronike, tekstilit dhe materialeve ndërtimore e bëjnë destinacion atraktiv nga i cili mund të ndërmerren përvoja, por edhe në të cilën ka partnerë potencialë të biznesit të cilët mendojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre jashtë kufijve të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button