Zbulohen mbi një mijë rrënjë “kanabis sativa” në tre lokacione në fshatin Poroj

Nëpunësit e SPB-Tetovë dje zbuluan dhe me urdhër përkatës gjyqtar shkulën gjithsej 1.203 rrënjë nga bima “kanabis sativa”. Numri më i madh i rrënjëve janë gjetur në tre lokacione të ndryshme, gjegjësisht parcela në atarin e fshatit Poroj të Tetovës, më saktë në vendet “Tabaçnicë” dhe “Druri i madh”, ndërsa 40 rrënjë janë çrrënjosur nga një lokacion tjetër pranë rrugës që i lidh fshatrat Xhepçisht dhe Trebosh.

Të gjitha rrënjët, janë me madhësi të ndryshme prej dyzetë centimetrave deri në dy metra e gjysmë, në koordinim me prokurorin publik, janë marrë dhe janë sjellë në SPB Tetovë. Një sasi e caktuar e tyre do të dërgohen për ekspertizë dhe do të hetohet, kush, kur dhe si i ka mbjellë në këto sipërfaqe, kumtoi sot MPB.

Ndryshe, këto aktivitete janë në kuadër të aksionit të vazhduar të cilin gjatë muajit të kaluar dhe gjatë këtij muaji në mënyrë intensive e zbatojnë nëpunësit policor të SPB Tetovë, ndërsa në të cilën deri më tani gjithsej janë zbuluar dhe çrrënjosur rreth 3.000 rrënjë “kanabis sativa”, prej të cilave përafërsisht 2.000 në rajonin e Tetovës dhe 1.000 në rajonin më të gjerë të Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button