Rruga e Mëndafshit , fillesa e globalizimit të tregtisë

Globalizimi i tregtisë haset qysh në Romën e vjetër me tregtinë e mëndafshit. Gratë e Romës së Vjetër ishin të çmenduar për mëndafshin. Të reja dhe të vjetra, të pasura dhe varfra, femrat Brenda dhe përreth kryeqytetit të Romës së Vjetër, kishin një pëlqim të madh për veshjet e qepura me mëndafshin, një pëlhurë mjaft ekzotike. Mëndafshi dërgoheshte me deve prej Kinës, ku kërkesa për mëndafsh në mesin e mallrave të tjerë, e bëri Rrugën e Mëndafshit, rrugën më me trafikuar në botën e vjetër. Sipas të dhënave zyrtare të shekullit të pare, romakët kanë harxhuar më shumë se 100 milion sesterce( valutë e vjetër Romake) për mëndafsh brenda një viti. Në çdo periudhë të vitit, karvanë të shumta, secili me njëmijë ose më shumë deve të fuqishme, udhëtonin të vendosura në radhë, nga Kina nëpërmjet Mesopotamisë në Romë dhe Venedik, ose në Afrikën Veriore. Duke u përballur me shkretëtira përvëluese dhe duke u munduar në kalimet malore të mbuluara me akull, devetë e shumëvuajtura bartnin mëndafsh aziatik, erëza dhe perde drejt perëndimit, kurse drejt lindjes bartnin fildish, gurrë dhe metale të çmuara, përfshirë këtu edhe floririn.

Rruga e Mëndafshit ishte njëra ndër rrugët më të hershme dhe më të gjëra të tregtisë, në një kuptim të tregtisë së globalizuar, sepse përfshinte pjesën më të madhe të botës që njihej në atë kohë. Nuk kishte elementet e një tregtie të lirë pasi që romakët impononim detyrime doganore apo taksa në mallrat e importuara. Tregtia e lirë në kuptimin e plotë të fjalës është një ideal ekonomik  pasi që pas të gjitha gjasave asnjëherë nuk ka qenë plotësisht e realizuar. Tregtia e lirë nënkupton një hapje totale të tregjeve, një tregti pa tarifa doganore në mallrat që qarkullojnë mes kombeve të botës. Ka pasur tregti të lirë për mallrat të caktuar si p.sh. : dy shtete mund të dakordohen që të eliminojnë tarifat doganore në tregtinë e qeramikës, por gjatë gjithë historisë,  shumica e shteteve kanë imponuar detyrime doganore të paktën në disa mallra të importuara.

Importimi i mëndafshit në Perandorinë Romake në disa mënyra I ngjan tregtisë dhe globalizimit të cilin e njohim edhe sot. Por për një gjë ajo ishte e diskutueshme. Edhe pse gratë romake si duket kishin një oreks të pangopur për mëndafshin me të cilin I qepnin veshjet e tyre, përdorimi I kësaj pëlhure të huaj dhe mode të re, I kërcënonte dhe zemëronte disa romakë të pasur. Plini dhe Elder(23-79 e.r.) u ngritën kundër tregtisë së mëndafshit, pasi që kjo mundësonte veshjen e vajzave beqare romake me veshje transparente në publik. Seneka i Riu(3-65 e.s.) në emër të drejtësisë personale shpërtheu kundër pëlhurave të huaja dhe pyeste veten nëse ”veshjet e mëndafshit – materialet që nuk mbulojnë trupin, apo edhe njerëzillëkun – vallë a mund të quhen veshje.” Plini mund të ketë qenë një person i vrazhdë dhe Seneka një person që prish gëzimin e të tjerëve, por argumentet e tyre që mëndafshi ishte një veshje e huaj dhe kishte një influencë degjeneruese në aspektin kulturor dhe moral, ngjallën debat të ashpër në Senatin Romak, ku ky i fundit u përpoq disa herë që importimin dhe veshjen e mëndafshit ta shpallë si të jashtëligjshëm. Pra këtu kemi një polemikë të lashtë të njohur mbi tregtinë globale. Disa njerëz përfitonin nga kjo tregti dhe e përkrahnin atë – në këtë rast, gratë romake, si dhe tregtarët romak dhe të huaj, kurse disa të tjerë ishin të dëmtuar nga kjo tregti dhe e kundërshtonin – në këtë rast, ata të cilët e shihnin si një influencë shkatërruese në shoqëri, si dhe më shumë prodhuesit romak të tekstilit dhe shitësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button