Rezulton e suksesshme vaksina eksperimentale kundër Ebolës

Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire që ka marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve.

Vaksina e re eksperimentale amerikane, e testuar në një majmun, mundëson mbrojtje të shpejtë dhe të përhershme nga Ebola, thuhet në studimin e publikuar të dielën në magazinën “Nature Medicine”. Vaksina në fjalë pritet të fillojë testimin edhe në njerëz.
Një injeksion i vaksinës u mundëson majmunëve “mbrojtje të plotë nga Ebola”, kanë përfunduar autorët e studimit.

Përveç kësaj, kafshët që kanë marrë injeksione shtesë në kuadër të planit të ri të vaksinimit, që është në fazën e hulumtimit, kanë treguar imunitet të qëndrueshëm.

Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire, një specie virale që ka shkaktuar epideminë, duke marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve në Afrikën Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO – WHO).

Nëse miratohet, vaksina do të përdoret për popullatën gjatë epidemive dhe në rastin e ekspozimit profesional ndaj virusit në spitale apo laboratorë, besojnë shkencëtarët.

Instituti Amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) njoftoi më 28 gusht se testimet e vaksinës për njerëzit do të fillojnë në shtator. Testimi në njerëz është faza e parë e procesit për të konfirmuar vaksinimin në tri faza.

Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Nancy Sullivan në Qendrën për Hulumtime Shkencore në NIAID ka zhvilluar një vaksinë të bazuar në një adenovirus në shimpanzën e quajtur “ChAd3”. /albinfo/

Lajme të ngjashme

Back to top button