Vrasja e shqiptarit të pafajshëm, pranga djalit të bosit italian

Për të mbrojtur një 14-vjeçar dhe nënën e tij nga një sulm të “të fortëve italianë”, fatkeqësisht ndërroi jetë 25-vjeçari Flori Mesuti.

Por, sot vrasësi i tij ka një fytyrë dhe një emër. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Francesco Caldarola, djali i Lorenzo bosit, koordinator i klanit Strisciuglio në rrethin ‘Liria e Barit’, i cili është dhe vëllai i madh i 15-vjeçarit që qëlloi dy herë ndaj djaloshit shqiptar.

Nën akuzat e vrasjes dhe posedimit të një arme zjarri, Caldarola tashmë është në burg.

Gjithçka nisi më 26 gusht. Një grup fëmijësh shqiptarë, pas një loje futbolli, filluan duke u zënë me një 15-vjeçar i cili rrahu njërin prej tyre dhe pastaj nënën e tij, ku kjo e fundit ndërhyri për ta mbrojtur atë. Tre ditë më vonë, më 29 gusht, ndodhi një tjetër sherr mes dy të rinjve në kopshtin në frontin e kishës. Nëna e shqiptarit, në shoqërinë e Mesutit me të cilin kishte lënë një takim për një kafe, afrohet pranë fëmijës dhe e sheh atë duke qarë.

Mesuti së bashku djalin dhe nënën e tij largohen nga vendi për t’iu shmangur zënkave . Pas rreth 20 minutash vjen një grup prej të paktën tre personash. Njëri prej tyre ishte Francesco Caldarola, i armatosur, i cili qëllon 25-vjeçarin shqiptar me 3 plumba në gjoks. Mesuti ndërroi jetë më pas në spital, transmeton shekulli.

Ndërkohë, për të nderuar shqiptarin, është vendosur që të ndërtohet një kopsht në lagjen “Liberta” atje ku ndërroi jetë ai. Ideja u propozua për senatorin Luigi D’Ambrosio Lettieri, i cili e kishte diskutuar më herët këtë fakt, pas një fushate të madhe në rrjetin social Facebook, të ndjekur nga gazetari i “Corriere del Mezzogirno”, Rossano Angelo. Ky mesazh sensibilizues arriti të merrte mjaft aprovime në Facebook, ku ideja u pranua edhe nga Micaela Paparella, kryetarja e komunës, e cila vendosi t’i propozojë bordit për të përmendur emrin e Mesutit në kopshtin para Kishës Redentore, një nga vendet më të frekuentuara nga fëmijët dhe të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button