Mot me shi dhe bubullima

Moti në Maqedoni do të jetë më i vranët dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht reshjet do të jenë edhe më të mëdha, me erë të përforcuar dhe zbrazje të fuqishme elektrike.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme dhe bubullima, posaçërisht pasdite.

Temperatura e mëngjesit do ulet deri 17, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 24 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në rajonet turistike, ku do të ketë reshje të shiut me paraqitje të bubullimave, posaçërisht pasdite. Në rajonin Ohër-Prespë temperatura do të arrijë deri 22, ndërsa në Dojran deri 26 gradë Celsius.

Ndryshim më i madh i motit nuk pritet në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button