Ministri Ademi i kënaqur nga bashkëpunimi me Kembrixhin

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë N. E. Çarlls Edmund Garet. Në këtë takim, bashkëbiseduesit u fokusuan në bashkëpunimin e deritanishëm në mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arsimit dhe shkencës.

Në këtë rast, ministri Ademi e shprehu kënaqësinë e vetë nga bashkëpunimi në mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrën ndërkombëtare për programe mësimore – Kembrixh, me çka nxënësit në Republikën e Maqedonisë do të mësojnë me programe të njëjta mësimore dhe nga tekstet e njëjta mësimore sikurse nxënësit në Britaninë e Madhe.

Bashkëpunimi i mirë në mes dy vendeve parasheh edhe bashkëpunimin që realizohet përmes bursave për ciklin e dytë të studimeve në Britaninë e Madhe në kuadër të Çevening programit britanik për bursa dhe të fondit britanik, i cili është njëri nga programet më me prestigj për bursa, dedikuar për studime ndërkombëtare për studim në Mbretërinë e Bashkuar.

Çevening bursat, siç dihet janë program global i bursave të Britanisë së Madhe, të financuar nga ana e Foreing and Commonwealth Office dhe të organizatave të saja partnere. Bursat u janë dedikuar kandidatëve të jashtëzakonshëm me aftësi lideri në shumë fusha. Ky program ofron mundësi të jashtëzakonshme që studentët të vazhdojnë me arsimimin e vet në studime të magjistraturës në universitetet më prestigjioze në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu, në këtë takim u theksua edhe bashkëpunimi i deritanishëm me fondin britanik, i cili çdo vit për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, ndan deri në gjashtë bursa për qëndrime të shkurta të studimeve në institucione përkatëse të arsimimit të lartë dhe shkencoro-hulumtuese në Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button