Çështja e emrit nuk hapet para vjeshtës

Athina zyrtare planifikon që në vjeshtë të merret në mënyrë më aktive me çështjen e emrit të Maqedonisë, kanë deklaruar burime diplomatike për mediat greke, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Kryeministri grek Andonis Samaras më 8 gusht në Washington do të takohet me presidentin amerikan Barack Obama, me të cilin, në mes tjerash, do të bisedojë edhe për zhvillimin e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit të cilat zhvillohen me ndërmjetësimin e Mathew Nimetz.

Gazeta “To Vima”, duke iu referuar burimeve relevante, shkruan se takimi Samaras-Obama “do të mbahet disa javë para hapjes së çështjeve serioze kombëtare lidhur me Qipron dhe emrin e Shkupit”.

“Katimerini” proqeveritar në tekstin për takimin e kryeministrit grek me presidentin amerikan përkujton se “Washingtoni është i gatshëm të aktivizohet për zgjidhjen e problemit qipriot dhe çështjen e emrit” të Maqedonisë, ndërsa Athina “edhe krahas vështirësive të saj objektive të shkaktuara nga situata ekonomike, është e gatshme të luajë rol në Lindjen e Afërt, duke shfrytëzuar marrëdhënien e re me Izraelin dhe lidhjet e saj tradicionale me botën arabe”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button