Nisma për demokratizimin e PDSH-së, nuk ndalet

Është e patjetërsueshme të bëhet demokratizimi i PDSH-së, me qëllim që çdo kush të ketë mundësinë të jep kontributin e vet në kuadër të Partisë. Kështu vlerëson këshilli për reforma në kuadër të kësaj partie në Tetovë që udhëhiqet nga Adnan Neziri. Ai thotë se vetëm me një organizim dhe strukturë të re udhëheqëse PDSH-ja mund të del fituese në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Alsat.

“Në PDSH ka nevojë për ndryshime sepse organet e tashme udhëheqëse nuk e kanë këtë kapacitet, dhe për këtë kemi marr iniciativën për ndryshim dhe mendojmë që kjo do ti realizojë objektivat e saja që do të thotë organizimin që do të arrihet me fitore dhe të realizojmë programin e PDSH-së. Ne mendojmë se në PDSH, duhet të ndryshohet udhëheqësia dhe të ketë udhëheqësi më demokratike dhe tu jepet mundësia njerëzve që kanë kapacitet dhe kanë vullnet dhe kanë ambicie për ta realizuar këtë program”, deklaroi Adnan Neziri, Nisma për reforma në kuadër të PDSH-së.

Sipas Nezirit, fillimi ka qenë i vështirë, por mbështetja për nismën vazhdon të rritet

“Organizimi është si duhet në kuadër të komunës së Tetovës, kemi këshillin iniciativë i cili i koordinon punët dhe ka shtrirje edhe nëpër këshillat iniciative nëpër nëndegë me çka mendojmë të formojmë edhe organet dhe së fundmi kjo të kulmojë edhe me një kongres të partisë ku do të zgjidhen organet legjitime dhe në mënyrë demokratike”, deklaroi Adnan Neziri, Nisma për reforma në kuadër të PDSH-së.

Nisma për ndryshime në kuadër të PDSH-së udhëhiqet nga Ziadin Sela, kryetari i komunës së Strugës, cili në fund të dhjetorit ka paralajmëruar mbajtjen e kongresit partiak. Por kongres ka paralajmëruar edhe struktura drejtuese e partisë që udhëhiqet nga Menduh Thaçi e cila më parë ka përjashtuar nga partia Selën dhe ata që mbështesin nismën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button