Drejtori i shkollës “Rilindja” akuzohet për keqpërdorim të rreth 1 milion denarëve

Siç ka njoftuar gjatë ditës së sotme Drejtoria për Polici Financiare, drejtori i shkollës fillore “Rilindja” në Tetovë M.A. (48) me ndihmën e B.F. (52), i cili ka qenë kryetar i Këshillit të shkollës, në periudhë nga prilli 2009 deri në dhjetor 2013, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 1 milionë denarë.

Sipas Policisë Financiare, drejtori dhe kryetari i Këshillit të shkollës në disa raste i kanë shkelur autorizimet e tyre zyrtare  dhe në mënyrë të jashtligjshme ka përgatitur dhe nënshkruar marrëveshje për kryerje të shërbimeve së bashku me të afërm të tij dhe persona me persona të punësuar në mënyrë të rregullt në shkollë, për shërbime komunale si rregullim të mobiljeve, lyerje me llaqe të dyerve, prerjen e dorinjve, sanimin e tapeteve, pastrimin e mureve, rregullimin e kulmit, sanimin e kulmit, renovimin e objekteve shkollore, fushave sportive etj.

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, drejtori ka dredhur në llogarinë e tij transaksionale dhe në 14 llogari tjera të personave fizik gjithsej 902.918 denarë, të cilat konsiderohen si shkelje e buxhetit të shtetit. Për këto para nuk është paguar as tatim personal dhe as nuk janë paraqitur si të ardhura shtesë në Drejtorinë për të Ardhura Publike.

Ndaj M.A, policia financiare ka ngritur padi penale për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të shërbimeve zyrtare dhe kompetencave të tij” si dhe kundër B.F. (52) për ekzistimin e dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihmë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button