Maqedonia në vendin e 63 të listës së konkurrencës

Maqedonia është në vendin e 63-të të listës së konkurrencës në raportin më të ri të Forumit Ekonomik Botëror duke u ngjitur për 10 vende në krahasim me vitin e kaluar kur u klasifikua në pozicionin e 73-të.

Nga vendet e rajonit Mali i Zi është në vendin e 67-të, Sllovenia në vendin e 70- të, Kroacia në të 77-tin, Greqia në të 94-tin dhe Shqipëria në vendin e 97-të.

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2014-2015 indeksi i konkurrencës të Maqedonisë arrin 4,26 në shkallën nga 1 deri në 7.

Vendin e parë e zë Zvicra, Singapuri SHBA-ja, Gjermani, Finlanda, Japonia, Hong Kongu.

Lajme të ngjashme

Back to top button