Zyrtarët shtetëror në mbrojtje të KOM-it, bëjnë dyzimin mes kishës dhe shtetit

Drejtoresha aktuale e Komisionit qeveritar për marrëdhëniet me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska duke u prononcuar rreth ndodhive të fundit rreth kontestit kishtar mes dy kishave KOS të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Maqedonase nuk arrin të dallojë vijën ndarëse mes kishës dhe shtetit.

Ajo vazhdon duke e krahasuar këtë kontest kishtar me çështjen e emrit ndërkombëtar të Maqedonisë me Greqinë dhe duke sqaruar se nuk negocion në bazë të ultimatumeve.

Nuk është vetëm drejtoresha e Komisionit qeveritarë për marrëdhëniet mes bashkësive etnike që problemet e KOM-it në raport me çështjet kontestuese që e shoqërojnë ta shtrojnë si problem shtetërorë duke u thirur në emër të institucioneve përkatëse.

Ramadan Ramadani, analist në Nisma i kontaktuar nga Portalb për këtë deklaroi se nuk është hera e parë që funksionarë të ndryshëm qeveritarë bëjnë këtë dyzim mes kishës dhe shtetit që është diçka tejet skandaloze dhe e papranueshme në shtete ku feja është e ndarë nga shteti: “Si duket ky guxim për unifikim të vetëm njërës kishë dhe shtetit, merret nga mosinteresimi total i bashkësive tjera në shtet për këtë kontest tejet të rëndësishëm. Sidomos nga mosinteresimi i faktorit politik shqiptar që zgjedh që asnjëherë të mos artikulojë këtë temë e ku shkelet rëndë parimi i sekularitetit të shtetit. Zonja Bozhinovska është zyrtare qeveritare e paguar nga gjithë ne qytetarët dhe nuk është punë e saj të thirret në emër vetëm të një kishe ose të kualifikojë ndonjë kishë tjetër me terma kishtarë si “përçarëse” etj. Siç bën kjo për kishën e udhëhequr nga Jovan Vranishkovski.”

Në anën tjetër edhe peshkopi David, nga kisha POA e Jovan Vranishkovskit ka reaguar në një shkrim për media, në lidhje me deklaratën e Bozhinovkës, duke e quajtur atë edhe analfabete.

“Analfabetizmi i saj, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kishën, është proverbial. Në mënyrë të pasuksesshme dhe me një improvizim të thjeshtë mundohet të mbrojë KOM-in, por kjo e bën atë më qesharake”, shkruan mes tjerash Peshkopi David.

Lajme të ngjashme

Back to top button