Mogerini: Nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, mund të ketë destabilizim në Maqedoni

Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë dhe përfaqësuesja e re e lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, sot në Parlamentin evropian paralajmëroi se nëse së shpejti nuk zgjidhet kontesti i emrit i imponuar nga Greqia, është e mundshme përkeqësimi i gjendjes së brendshme në Republikën e Maqedonisë.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA- nga Brukseli, Mogerini, e cila para Komitetit për punë të jashtme (AFET) të Europarlamentit u shfaq në cilësinë e kryesueses me Këshillin e Unionit, gjithashtu theksoi se nevojitet të investohet mund më i madh me qëllim që të zgjidhet kontesti prej disa dekadave ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

“Duhet mund më i madh, jo vetëm në kontaktet me Maqedoninë, por edhe me shtetet e tjera. Duhet të përpiqemi ta zgjidhim atë çështje dhe punët të nisin përpara sepse edhe gjendja e brendshme në vend mund të shkojë në drejtim të padëshiruar nëse çështja për emrin nuk zgjidhet dhe punët nuk ndryshojnë”, theksoi Mogerini, e cila pas emërimit si trashëgimtare e Kethrin Eshtonit (pozitën do ta marrë pasi që të formohet i tërë Kolexhi i komisarëve, sipas të gjitha gjasave, më 1 nëntor), vazhdimisht e quan vendin tonë me akronimin “FYROM”.

Edhe pse theksoi se zgjerimi është në agjendën e Kryesimit italian me BE-në, që do të zgjasë deri në fund të vitit, Mogerini përsëriti se pritet vendimi i kontestit për emrin me Greqinë, me qëllim që Maqedonia të përparojë në eurointgrime.

Përndryshe, siç dihet, Maqedonia është vend-kandidat për anëtarësim në Union tashmë nëntë vite, ndërsa pesë vite me radhë merr rekomandime pozitive nga Komisioni Evropian për fillim të negociatave inkuadruese. Për shkak të vetos greke në Këshillin Evropian, Maqedonia nuk mund t’i fillojë negociatat.

Lajme të ngjashme

Back to top button