Ç’farë kemi të reja në këtë vit të ri shkollor?

Testimi obligativ i matematikës për maturantët, mësimi me librat e ri të Kembrixhit në klasët e para deri te klasët e treta, janë disa nga reformat e reja që do duhet t’u nënshtrohen nxënësit e vitit të ri akademik.

Për dallim prej viteve tjera, nxënësit e klasës së parë duhet të mësojnë numrat nga 0 deri në 100 dhe të mësojnë ti shkruajnë dhe ti lexojnë prej 0 deri në 20.

Në lidhje me këta reformat, nga LDSM-ja opozitare, Petar Atanasof, thekson se suksesi i arsimit nuk varet nga reformat dhe testimet, por nga shumë faktorë, ku mes tjerash hynë edhe arsimtarët profesionalë.

“Deri tani testimet nuk kanë arritur asnjë progres përveç stresit të nxënësve,  pasi pyetjet dhe përgjigjet nuk kërkonin dije por mësim përmendësh. Suksesi i arsimit modern varet nga motivimi që japim mbi profesorët e shkollave, dhe jo duke sjellë vetëm ligje formale,”  tha Atanasov.

Novitet në këtë vit akademik, do jenë edhe uniformat e reja, që do jenë falas për të gjithë nxënësit. Por prindërit ankohen se në disa komuna, uniformat nuk do jenë bash falas, për shkak se nëse ndonjë nxënës do dëshiron uniforma rezervë, ata duhet të paguhen.

Lajme të ngjashme

Back to top button