Izraeli do të marrë 400 hektarë tokë pranë Betlehemit
Izraeli ka thënë se planifikon të marrë rreth 400 hektarë tokë pranë Betlehemit në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Pronarëve palestinezë të tokës u janë dhënë 45 ditë kohë për të kontestuar vendimin te Komiteti Ushtarak i Ankesave i Izraelit.
Administrata Civile, e cila udhëhiqet nga ushtria, ka thënë se vendimi është marrë pas vrasjes në qershor të tre adoleshentëve, që janë rrëmbyer nga zona, e njohur për izraelitët si Gush Etzion.
Izraeli fajëson militantët e Hamasit për vrasjet.