Interesimi për ‘Albaniadën’ po rritet

Thyerja e duarve, e ajo e këmbëve, vrapimi me thasë, “ Rrasash” (rrëzimi i gurrave me shigjetë), ishin lojërat, të cilët u rikthyen për herë të tretë në festivalin e sportit dhe lojërave tradicionale shqiptare, “ Albaniada”. Këto lojë, ndryshe edhe quheshin lojërat e skenës, e të cilat ishin në pjesën e parë të festivalit, e në të cilën, shumica dukeshin të jenë në moshën e rinisë, e të pakët ata më të vjetrit, të cilat këto lojë, ishin pjesë e rinisë së tyre.

Që gjeneratat e reja të njoftohen me sportet dhe lojërat që të parët tanë i kanë luajtur, është edhe qëllimi i këtij organizimi. Në lojën e parë dhe atë të dytën, thyerja e duarve dhe e këmbëve, ku morën pjesë rreth 10 garues, i pari doli Labinot Osaj. Ai tregoi për KosovaPress, se përveç “Albaniadës”, ai, rrëzimin e duarve e ushtron ndonjëherë edhe në përditshmëri. Për Labinotin, është hera e dytë e pjesëmarrjes në Albaniadë.

Pjesëmarrësi i rregullt, njëherësh edhe mikpritës i Albaniadës për tri vite, Fadil Hysa, foli me nostalgji të madhe për vlerat që i ka ky festival.

Ai tha për KosovaPress, se tradita shqiptarë është mjaftë e “lënduar dhe e shkatërruar”, e që janë Albaniada dhe EtnoFest, që kanë filluar t`i ringjallin traditat e vendit tonë, të kthejnë imazhet e kohës së vjetër, të gjyshërve e baballarëve tanë.
Ndërsa tha se, ringjallja e traditës është detyrim qytetarë e patriotik.

Lajme të ngjashme

Back to top button