Gjykata liron 5 nga 7 të dyshuarit e arrestuar për vjedhjen e Bankes së Shqipërisë

Gjykata e Tiranës liroi nga burgu 5 nga 7 të dyshuarit për “shpërdorim të detyrës”, të cilët gjatë ushtrimit të funksionit si punonjës të Bankës së Shqipërisë, nuk kishin konstatuar vjedhjen e parave .
Gjyqtares Fida Osmani, ju deshën dy orë për të arsyetuar vendimet e caktimit të masës së sigurisë ndaj ish-anëtarëve të Komisionit të auditit të parave, që ndodheshin në arkën stok dhe arkën për veprim në qendrën e emisionit të monedhës në Linzë gjatë periudhës 2012-2013.
Gjyqtarja, pasi dëgjoi palët, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin Bahri Alushi dhe Gentjan Jahja, ish-kryetarë të komisionit të auditit të arkës. Për anëtarët e këtyre dy komisioneve, të dyshuarit Mehdi Molla, Ilir Dede, Fatbardha Gurthi dhe Mehdi Marku, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në zbatim të këtij vendimi, gjykata urdhëroi të dyshuarit të mos largohen nga banesa e tyre dhe të mos kontaktojnë me persona të tjerë përveç pjesëtarëve të familjes. Ndërsa të dyshuarin Emiljano Lamçe, gjykata e liroi nga qelia duke if caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje” për shkak edhe të gjendjes se tij shëndetësore.
Avokatët kundërshtuan këto vendime, duke pretenduar se klientët e tyre nuk kanë konsumuar ndonjë vepër penale. Ata thanë se raporti i auditit është pranuar si I rregullt nga zv/guvernatorja e Bankës së Shqipërisë dhe hodhën dyshime mbi deklarimet e të dyshuarit Bitraj.
Pas vendimit të Gjykatës, prokurori tha se këto vendime do të apelohen pranë Gjykatës së Apelit, pasi kërka e akuzës ishte mbajta e të dyshuarve në burg deri në përfundim të hetimit. Numri i të dyshuarve për vjedhjen e 713 milion lekëve te bankes qendrore, qe po procedohen penalisht ka arritur në 17 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button