Sanohet njëra nga urat më të gjata në Maqedoni

Ura e Mellniçanit, që gjendet mbi liqenin e Dibrës dhe që është një ndër urat më të gjata në Maqedoni me gjatësi prej 400 metra, do të sanohet së shpejti.

Ura e Mellniçanit, e paparë me sy nga ana e Qeverisë gati 40 vite, ka mbetur në mëshirë të fatit dhe ka dëmtime të mëdha si në shtyllat kryesore, ashtu edhe në trotuaret dhe në asfalt. Me këtë rast, Agjencia për rrugë shtetërore ka ndarë 1 milionë euro për sanimin e kësaj ure të gjatë që lidh dy brigjet e liqenit të Dibrës dhe në të cilën kalon edhe ujësjellësi Rosok-Dibër. 

Nga ana e Agjencisë për rrugë shtetërore të Republikës së Maqedonisë thuhet se brenda një muaji do të fillojnë sanimet e urës – është bërë elaborati për dëmtimin e kësaj rruge, plani i sanimit dhe është shpallur tenderi  për ndërmarrjen e cila do t’i bëjë të gjitha punimet dhe rikonstruimin e kësaj ure.

Situata alarmante e Urës së Mellniçanit ka qenë disa herë çështje dhe problem parësor i diskutimeve të mëdha në Këshillin komunal. Para dhjetë viteve, për shkak të frikës së madhe së qytetarëve dibranë dhe udhëtarëve në këtë rrugë, profesionistë nga Franca e analizuan mbajtjen  e urës, dhe konstatuan se nuk ka nevojë për shqetësim – ura mund të jetë në përdorim për qarkullimin e automjeteve edhe gjatë kohë. Nga Franca vërtetuan se në çdo gjashtë muaj, prej në vitin 1988, janë bërë analiza të rregullta dhe sikur të kishte ndonjë rrezik, komunikacioni do të ndalohej rreptësisht.

Por, shikuar realisht, rreziku ekziston. Tani kur ura ka nisur të rrënohet, vendimi nga ana e qeverisë për rikonstruimin e urës në vlerë prej 1 milion euro është për tu përshëndetur, thekson Abdyl Koleci, profesor në USHT dhe ish këshilltar i Këshillit Komunal në Dibër.

Ura e Mellniçanit është ndërtuar në afërsi të urës së Gorencës, që ka qenë pjesë e rrugës Via Egnatia.

Lajme të ngjashme

Back to top button