Tërhiqu nga Ukraina! BE me ultimatum Rusisë
Bashkimi Evropian i ka dhënë “ultimatum” Rusisë që për një javë të tërheqë trupat e saj nga Ukraina Lindore, ose në të kundërt do të përballet mesanksione të reja nga vendet Perëndimore.
Presidenti i KE-së, Herman VanRompuy tha se Brukseli po mendon sanksione të reja kundër Moskës.
“BE-ja është e gatshme të marrë masa të reja kundër Moskës, nërast se situata në terren në Ukrainë do vijojë të jetë e tensionuar”, tha Rompuy.
Merkel theksoi se do të vendosen sanksione kundër Rusisë në rast se ajo nuk e ndryshon qasjen ndaj Ukrainës.
Edhe Uashingtoni e ka përshëndetur këtë vendim të Brukselit, për tiu bashkangjitur sanksioneve të reja kundër Rusisë