Ukrainë: Thirrja e Putinit – dëshmi për përfshirjen e Rusisë

Kievi thotë se thirrja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për “korridor humanitar” për lejimin e ushtarëve ukrainas, që janë të rrethaur në pjesën lindore, që të tërhiqen, dëshmon se Rusia ka dorë në konflikt.

Ushtria e Ukrainës, në një kumtesë të sotme, tha se deklarata e Putinit e dëshmon vetëm në gjë: separatistët “janë të udhëhequr dhe të kontrolluar direkt nga Kremlini”.

Putin ka kërkuar nga kryengritësit në, atë që ai e quan “Novorossia” (Rusia e Re), që t’i hapin korridoret për t’i lejuar ushtarët e rrethuar të Ukrainës të tërhiqen në mënyrë të sigurt.

Lidhur me zhvillimet në Ukrainë, sot diskuton NATO-ja, në një takim urgjent në Bruksel.

Mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadorja amerikane, Samantha Power, tha se “Rusia ka manipuluar dhe ka gënjyer plotësisht”, për rolin e saj në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button