Ish deputetët: Incidenti, turpi më i madh për shqiptarët

Ish deputetët shqiptarë e cilësojnë si të turpshëm aktin e një dite më parë të sherrit mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së.

Ismet Ramadani dhe Mersel Bilalli dënojnë ashpër degradimin në një shkallë të tillë të retorikës së përfaqësuesve të popullit dhe përshkallëzimin e saj në përleshje fizike. Kjo sjellje e papërgjegjshme sipas tyre, jo vetëm që ka zhgënjyer dhe indinjuar elektoratin shqiptar në Maqedoni, por edhe shqiptarët më gjerë.

Ramadani thekson se tani përgjegjësia e dy liderëve Ahmetit dhe Thaçi është që parandalojnë përshkallëzimin më tej të situatës.

“Është një akt i turpshëm dhe ka indinjuar shqiptarët gjithandej jo vetëm këtu në Maqedoni…. Duhet bërë çmos që këtë situatë ta qetësojnë ata që janë kompetentë, dy liderët, Ahmeti dhe Thaçi pasi formimi i komisioneve, analizave do të jetë një procedurë që do të zgjat dhe e vonuar. Duhet të reagohet shpejtë të gjitha ta që kanë ndikim të ulin tensionet në mënyrë që të ndodh një pajtim i shpejtë midis përfaqësuesve të dy partive politikë”, tha për Alsat, Ismet Ramadai, ish deputet.

Përshkallëzimi i tillë i dialogut mes deputetëve shqiptarë, ish deputetit tjetër Mersel Bilalli, aludoi se i shkon për shtati kryeministrit Gruevski.

“Rrahje kemi pasur dhe do të kemi në shumë parlamente të botës. Rrahja si e tillë nuk do të ishte tragjike po të mos i shërbente dikujt si krenari se unë mund të bëj çka të dëshiroj në raport me partitë shqiptare.  E gjithë kjo është një epilog logjik i një politike deri në pakufi absurde peng i se cilës jemi vite me radhë, madje kemi edhe kthim 20 vite pas. Që të funksionojë një parlament edhe pa opozitë, përsëri mund ët thuhet anuloni edhe një subjekt që është në opozitë tregon për kapacitetin jo demokratik të këtij shteti”, u shpreh Mersel Bilalli, ish deputet./ Alsat-M

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. turp per Talat pisin qe shan si nje kreten pa kontroll. Nuk eshte hera e pare qe ky pis keshtu te veproj. Cdo gje eshte me qellim qe ta nxjerr opoziten prej takti sepse afrohet muaji i 9 , ndersa keta te Bdi e kan pak si ngusht punen.

Back to top button