Marin Mema: Turp t’ju vijë

Situatës tragjike ku deputetët shqiptarë zihen mes veti, nuk u ka shpëtuar as elitave të shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një status në facebook, gazetari i njohur i Top-Channel, Marin Mema, shkruan:

“BDI dhe PDSH ne Maqedoni u grushtuan mes vedi…. a thua ky eshte qellimi perfundimtar ?!

Dy shqiptar ne parlamentin e Maqedonise nisen ndeshjen e boksit…. Ndersa shqiptaret ne Maqedoni vuajne papunesine, pamundesine, mungesen e mbeshtetjes , persekutimin, pabarazine… shqiptaret qe duhet te ishin perfaqesues te te drejtave te tyre nuk gjejne asgje me te mire per te bere sesa te godasin njeri tjetrin me grushta….

Turp t’ju vije… ne ate salle nuk jeni per te masakruar njeri tjetrin por per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve…. e te drejtat e shqiptareve nuk kalojne nga urrejtja dhe dhuna mes vedit….te drejtat e shqiptareve mbrohen me ndershmeri, pasion, pasterti, e dashuri per keta njerez….

E ju ç’beni ?! leshoni grushta pas grushti ? si nje bresheri jo ndaj njeri tjetrit por ndaj shqiptareve …sepse ato grushta qe ju leshoni si rrugaçe jane grushta ndaj shqiptareve dhe askujt tjeter ….Turp t’ju vije !”

Marin Mema ka bërë një emision edhe për Dibrën e Madhe në Maqedoni, duke shtuar zërat se emisioni i tij së shpejti do zgjerohet në tërë qytetet shqiptare në RM.

Lajme të ngjashme

Back to top button