Ibrahim Shabani: Nuk mund të arrijë kontakt me këshillin e xhamisë Jahja Pasha

Myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani ka tentuar që disa herë të kontaktojë me këshillin e xhamisë së Jahja Pashës, për ta tejkaluar situatën e dal nga kontrolli. Ai për “Dnevnik” ka thënë se ditëve në vijim do të tentojë prapë të kontaktojë më ndonjërin nga këshilli i xhamisë së Jahja Pashës, xhami kjo që po vepron jashtë BFI-së.

“Edhe tani do ta bëjë, por kam tentuar edhe disa herë tjera. Iu kam dërguar ftesa për takim, por nuk kanë pranuar. Ata kanë vendosur që vetë ta menaxhojnë punën në këtë xhami mjaft të rëndësishme”, ka theksuar Shabani.

Sipas informatave, muteveliu i kësaj xhamie është Arben Idrizi. Ai është përgjegjës për këtë xhami.

Reisi Sulejman Rexhepi në intervistën e fundit dhënë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se nuk kanë kontroll të tërësishme ndaj xhamisë së Jahja Pasha./LAJM

Lajme të ngjashme

Back to top button