Adem Ramadani në Ramazan na freskoi me videoklip

Sonte është publikuar vidoeklipi më i ri i interpretuesit të ilahive Adem Ramadani, me titull “A ka taube Zot për mue”, e që pritet të jetë një nga videoklipet më të mira të realizuara nga ish-këngëtari Adem Ramadani.

Ilahija është përgatitur në studion e Artan Kastratit, ndërsa videoklipi është punuar nga “Urban Graphics” nga Kosova, të cilët kanë punuar videoklipe të shumë këngëtarëve, por ky është projekti i tyre i parë sa i përket tematikës fetare.

(Rolin kryesor ne videoklip e luan aktori Mentor Nuredini)

Vet interpretuesi Adem Ramadani është shprehur shumë i kënaqur nga realizimi i projektit, i cili e kishte lënë promovimin e videoklipit pikërisht në muajin e Ramazanit, për të qenë kjo një freski për të gjithë myslimanët.

“Është një nga ilahit që e kam punuar kohë të gjatë dhe mendoj se është më e mira që kam realizuar deri tani, shikuar edhe ne aspektin e këndimit dhe ate të realizimit në studion e Artan Kastarit. Gjithashtu kemi mbetur shumë të kënaqur edhe nga realizimi i videoklipit, ku me ndihmën e Hajrush Mani që ka bërë skenarin dhe regjin e Zekirija Ibishit, kemi dhënë një mesazh të qartë. Pa dyshim nuk mundem pa e përmend aktrimin shumë profesional të Mentor Nuredinit, i cili ka qenë dhe shumë i emocionyar gjatë xhirimeve, ndërsa me te ka luajtur dhe djali i tij Ilir Nuredini. Do të faleminderoj dhe aktorrin tjetër, Qazmedin Nuredini si dhe të gjithë statistët që punuan deri në fund. Filmi pasqyron një defekt të madh që po ndodh në shoqërinë tonë, e ajo është bixhozi i modernizuar e i quajtur “Bastore”. Në bazë të asaj që po dëgjojmë dhe shohim, bastoret po shkatërrojnë familje të tëra dhe njerëzit po humbin pasuritë e tyre, andaj kemi dëshiruar që të kontribuojmë në një mënyrë që shoqëria jonë të largohet nga ky ves i keq”, është shprehur Adem Ramadani, i cili është një nga interpretuesit më të mirë të ilahive në trojet shqiptare.

Sipas informatave që kemi marrë nga Adem Ramadani kuptuam se me 16 korrik, me fillim në ora 21, në Teatrin Kombëtar Shqiptar në Shkup, do të bëhet dhe promovimi i videoklipit të Adem Ramadani, pastaj Fidush Aliu, Nusret Kurtishi dhe Ylber Aliu. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button