Shtyhen shqiptarët kush shpenzon ma shumë euro e franga në dasma! (Video)

Periudha e verës është padyshim më aktivja në të gjithë krahinën e Pollogut. Para pa fund hidhen nga qytetarët e këtyre anëve për të organizuar dasma apo ngjarje të tjera familjare. Madje, tashmë po bëhet dhe “garë” se kush i organizon dasmat më mirë dhe se kush fton këngëtarë sa më të njohur nëpër ahengje familjare, njofton Koha TV.

Situata është vërtetë “alarmante”, pasi ka dasma, shpenzimet e të cilave shkojnë nga 20 mijë në 30 mijë euro. Sociologu Hasan Jashari thotë se dasmat janë një shenjë e mirë, por se duhet patur kujdes me shpenzimet. Aq me bujë bëhen dasmat në Pollog, saqë së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një video, ku shihet një këngëtare e mbuluar me para.

Derisa paratë hidhen lumë për gëzime familjare, nga ana tjetër në Pollog nuk ekziston asnjë fondacion që t’ju japë para nxënësve apo studentëve të varfër të zonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button