Poposki: Athina nuk merret seriozisht me emrin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Edgars Rinkievics, ka akuzuar Athinën se nuk ka për qëllim të merret seriozisht me zgjidhjen e kontestit të emrit.

Poposki tha se kontesti i emrit është në majë të prioriteteve të Shkupit dhe se Qeveria po bën, sipas tij, gjithçka ka në dorë për të marrë procesin e negociatave me BE-në.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Lituaninë, Poposki tha se vizita e ministrit lituanez është konfirmim i nivelit të lartë të dialogut politik mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, ministri lituanez bëri me dije se është marrë vesh me homologun nga Shkupi për hartimin dhe miratimin e një bashkëpunimi mes dy MPJ-ve, që sipas tij do të jetë dobiprurës veçanërisht gjatë periudhës së kryesimit lituanez me BE-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button