Me plis në kokë këndoi para Gruevskit “O malet e Shqipërisë” (Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili po qendron sot për një vizitë në qytetin e Strugës, gjatë shëtitjes së tij në rrugët përmes qytetit ka hasur disa elemente të cilat i ka shikuar me një vëmendje të veçantë.

E veçanta e vizitës së Gruevskit në Strugë sot ishte se ai u ndal para burrit me plisë në kokë dhe me çifteli me shqiponjë i cili me zë të lartë këndonte këngën “O malet e Shqipërisë”.

Gjithashtu gjatë parakalimit në shëtitoren Korzo, Gruevski vërejti flamurin shqipëtar i cili është vendosur aty nga një shitës i disqeve muzikore.

Një element tjetër interesant që nuk kaloi pa u vërejtur nga Nikolla Gruevski ishte panoja reklamuese e vendosur këto ditë nga kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela i cili kërkon respekt nga MSP-ja për Gjuhën Shqipe.

Vizita e Gruevskit sot në Strugë lidhet me përurimin e disa investimeve që qeveria e Maqedonisë ka realizuar në këtë rajon ku theksohen, restaurimeve në shkollën e mesme Ibrahim Temo dhe fushës së sportit në Oktis. Gruevski sot vizitoi edhe komunën e Vevçanit./Drini/

Lajme të ngjashme

Back to top button