Zbulohet kanabis në Poroj të Tetovës

Në fshatin Poroj të komunës së Tetovës janë zbuluar hapësira të mbjellura me kanabis sativa.

Policia ka bërë me dije se është lokalizuar vendi ku mbillej kanabisi.

“Janë gjetur rrënjët dhe se më pas janë asgjësuar, një pjesë e tyre janë marrë për prova. Policia ka nisur hetimet për rastin”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Në fillim të javës, rrënjë të kanabisit u gjetën edhe pranë fshatit Falishtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button