Ja se si Sali Berisha e pranon sfidën e kovës së akullit

Ish-kryeministri, Sali Berisha më në fund ka pranuar sfidën e akullit, por jo duke e derdhur kovën me akull, por duke derdhur në llogarinë bankarë të lëvizjes botërore që i vjen në ndihme personave që vuajnë nga sklerose amiotrofike laterale (ALS) një shumë modeste.

Berisha ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare të Facebook se ka pranuar sfidën e të riut Artur Neli dhe gjithë të tjerëve që e kanë nominuar, por nuk përmend kreun e kuvendit Ilir Meta, i cili e ka nominuar Berishën për sfidën e kovës me akull.

“Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosove dhe diasporë e kanë njoftuar në Facebook etj, se me kanë sfiduar me gjestin e derdhjes së kovës së ujit me akull mbi kokë, si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore qe ka si qellim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerose amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Duke falënderuar përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që më kanë nominuar, e pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur në llogarinë bankare të kësaj lëvizjeje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj, një shumë modeste”, shkruan Berisha në Facebook, duke mos sqaruar se përse nuk do të laget.

Lajme të ngjashme

Back to top button