Heshtja dhe apatia e autoriteteve po dëmton qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës

Banorët e Komunës së Hanit të Elezit, thonë se turpin për neglizhencën e mos funksionimit ende të qarkullimit me letërnjoftime, duhet ta mbajë qeveria e Kosovës dhe pushtetarët shqiptarë në Maqedoni, transmeton Alsat M.

Sipas tyre, heshtja dhe apatia e autoriteteve po dëmton interesat e qytetarëve në të dy krahët e kufirit. Të anketuar nga Alsat, banorët theksojnë se lëvizja e lirë mes Maqedonisë dhe Kosovës është domosdoshmëri, mbi të gjithë për shkak të lidhjeve fisnore.

Ditë më parë ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u shpreh se ekziston vullnet për ratifikimin e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime, por pala kosovare përveç faktit që nuk ka formuar qeverinë e re, ka ende kushte për të përmbushur.

Lajme të ngjashme

Back to top button