Omer Bunjaku dënohet me një vit burg

Gjykata themelore e Shkupit sot ka shqiptuar dënimin prej 1 viti burg për Omer Bunjaku drejtuesi i grupit të tifozëve të “Shvercerat” të klubit futbollistik “Shkupi” për veprën penale dhunë. Ndërsa shoku i tij Burhan I. u dënua me kusht dy vjet burg nëse në 5 vitet e ardhshme e përsërit veprën. 

Bunjaku u akuzua si pjesëmarrës në një incident që ndodhi para dy javëve në  lokalin “New Orleans” në Çarshinë e Shkupit. 

Ndryshe po për të njëjtën vepër dhunë dhe shkatërrim të pronës private në këtë rast të dyqaneve të shqiptarëve në Gjorce Petrov huliganët të përkatësisë etnike maqedonase u dënuan me nga 6 muaj burg me kusht. Ndërsa përkujtojmë se një nga truprojet e drejtorit të DSK Sasho Mijallkov Alen Zekirov për vrasje kjo gjykatë e dënoi vetëm me 6 muaj burg. 

Lajme të ngjashme

Back to top button