Me diell dhe ngrohtë deri 36 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla mesatre. Në viset e largëta malore perëndimore dhe lindore do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut me bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ditës prej 29 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 16 gradë, ndërsa e ditës do ë ngritet deri 34 gradë Celsius.

Në rajonin Ohrit-Prespës moti nesër do të jetë me diell, me vranësira lokale dhe me erë mesatare perëndimore. Temperatura do të arrijë deri 30 gradë, ndërsa në rajonin e Dojranit do të mbajë mot me iell me temperaturë maksimale deri 35 gradë.

Indeksi UV do të jetë 7.

Edhe gjatë ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë. Në ditët e fundjavës do të ketë dukuri lokale të reshjeve afatshkurte.

Lajme të ngjashme

Back to top button