Shpëtimtari i Kosovës

Sot feston ditëlindjen figura kryesore e intervenimit të Aleancës Perëndimore kundër tiranisë Serbe në Kosovë.

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, tani gjashtëdhjetë e tetë vjeçar njihet si shpëtimtar dhe madje hero në të gjitha viset shqiptare.

kritikave të shumta që ka marrë në lidhje me intervenimin ushtarak në Kosovë, Bill Klinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

10605794_868155056542747_325968849_o-1408468972

Poshtë po shfaqim disa nga thëniet e ish presidentit, në kohërat më të vështira për Kosovarët.

“Ju keni vuajtur mjaft. Unë nuk dua që dikush tjetër të humbë një krah ose një këmbë ose një fëmijë për shkak të një mine tokësore”

“Kemi parë njerëz të pafajshëm të zvarriten prej shtëpive, dhe të detyrohen të gjunjëzohen e pastaj të mbulohen nga plumbat. Burra kosovarë të ndahen nga familjet, baballarë dhe fëmijë të renditur së bashku dhe të vriten me gjakftohtësi”

nuk është luftë në kuptimin tradicional. Është sulm i tankeve dhe artilerive të rënda drejt një populli të pambrojtur liderët e të cilëve tashmë janë pajtuar për të vendosur paqe.”

“Edhe pse Kosovarët i kanë thënë po paqes, Serbia vendosi 40.000 trupa dhe 300 tanke brenda dhe rreth Kosovës. Ja pse Shtetet e Bashkuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes. Nëse presidenti serb Slobodan Miloseviç nuk është në gjendje të vendosë paqe, ne do të jemi në gjendje të kufizojmë mundësitë e tij për të luftuar Kosovarët” “SHBA-të kanë arsye strategjike, praktike dhe humanitare për të luftuar agresionin Serb në Kosovë.

10622262_868155006542752_43197900_n-1408469010

Mbi të gjitha, është domosdoshmëri morale.” Për nder të ish presidentit, “The Clinton Foundation” dhe “House of Cards” kanë realizuar një parodi me rastin e ditëlindjes së 68 të z. Klinton. Në këtë xhirim, aktori Kevin Spacey i bën thirrje telefonike Hillary Klintonit duke u shtirur se është bashkëshorti i saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button