Jankullovska: Do të dënohen edhe organizatorët që rekrutojnë grupe për në Irak dhe Siri

Ministrja e Brendshme beson se vendimi i tanishëm që parashikon sanksione ndaj organizatorëve të grupeve dhe atyre që inkurajojnë dhe rekrutojnë njerëz të shkojnë dhe të luftojnë në Siri, Irak apo Afganistan, është i paplotë dhe ka nevojë për shqyrtim. Ajo propozon që në Kodin Penal të inkorporohet dhe ndëshkim për ata që marrin pjesë personalisht në luftëra të huaja.
“Personalisht mendoj se ka vend për forcimin e mëtejshëm të rregullores, d.m.th përcaktimin e një vepre të re penale apo zgjerimin e asaj aktuale, ku do të parashikohen dënime për personat ndaj të cilëve do të vërtetohet pjesëmarrje në akte dhe veprime të tilla”, deklaroi Gordana Jankullovska,Ministre e Brendshme.

Qëndrimi i ministres erdhi pas reagimit të BFI-së dhe kërkesës së kryetarit të saj, që Ministria e Brendshme ta trajtojë më seriozisht problemin e manipulimit të besimtarëve, që shkojnë për të luftuar në konfliktet e hapura.

Ne kemi kërkuar nga organet kompetente qeveritare që të na ndihmojnë duke respektuar ligjin, por ato nuk e kanë bërë punën e vetë, prandaj nëse diçka ndodh në Jahja Pashë ose Tutunsëz – për ne do të ketë ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe jo në objektet tona!”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Policia nuk ka të dhëna zyrtare se sa qytetarë nga Maqedonia marrin pjesë ose kanë qenë luftëtarë në luftërat në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Në opinion deri tani janë publikuar emrat e 4 shtetasve që janë vranë në konfliktin në Siri, të cilët kishin luftuar në krahun e kryengritësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button