Falja e borxheve për faturat, masë politike që nuk do të zgjidhë asgjë

Ministria e Financave veç më e publikoi thirrjen publike për shlyerje të njëfishtë të borxheve të kategorive të qytetarëve më të rrezikuar, por kjo masë nga ekspertët ekonomik më shumë konsiderohet më shumë si masë politike se sa ekonomike.

“Kjo lloj falje nuk do zgjidhë problemet e rënda sociale, thonë ekspertët ekonomikë mbi vendimet e fundit qeveritare”, thonë ata.

“Qytetarët tani mund të futen në një situatë të tillë, që të mendojnë se pas zgjedhjeve tjera, pas një apo dy vite, përsëri shteti mund ti falë për faturat e pa paguara komunale ose të borxheve tjera,” ka komentuar profesori universitare Nikola Popovski.

Ky ligj për faljen e borxheve të qytetarëve është jo standard dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Edhe këtu nuk mund të ndodhë më shumë se njëherë, vetëm përpara zgjedhjeve që të fitohen votat e qytetarëve, por jo për tu zhvilluar ekonomia.

“Partia qeveritare dëshiron të mbajë premtimin parazgjedhor për faljen e faturave të papaguara kundrejt shtetit, dhe këtu të mbaron gjithçka. Gjithsesi, ata që nuk kanë mundur ti paguajnë borxhet vitin paraardhës, s’do mund t’i paguajnë as vitet e ardhshme, për arsye se nuk kanë të ardhura”, thotë Popovski.

Borxhet nuk mund të rrinë pa paguar më shumë sesa një vit, ndërsa Qeveria e Maqedonisë, i ka falë të gjithë borxhet ndaj rrymës elektrike, energjisë së ngrohjes, për kartat e kreditit, si dhe të borxheve ndaj radio-difuzionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button