Fillon afati për dorëzim të kërkesave për shlyerje të borxheve

Nga sot qytetarët do të mund t’i dorëzojnë kërkesat për shlyerje të borxheve në qendrat për punë sociale në vendet në të cilat jetojnë ose në ato më të afërta me vendin se ku jetojnë.

Ministria e Financave veçmë e publikoi thirrjen publike për shlyerje të njëfishtë të borxheve të kategorive të qytetarëve më të rrezikuar. Kërkesat për shlyerje të borxheve qytetarët do t’i dorëzojnë në qendrat për punë sociale në vendin e banimit në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë së Financave, ndërsa për pranim të kërkesës do të vendosë komision i posaçëm.

Qytetarët duhet të plotësojnë kërkesë të një formulari të posaçëm, dhe në të t’i shkruajnë të dhënat kryesore, emrin dhe mbiemrin për vete dhe për partnerin bashkëshortor, si dhe se çfarë lloj borxhi kanë. Me vete duhet të mbajnë letërnjoftimin dhe letërnjoftimin e partnerit bashkëshortor. Ata do të nënshkruajnë deklaratë me të cilën do të japin pajtueshmëri që institucionet shtetërore të munden përmes detyrës zyrtare t’i furnizojnë të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme nga institucionet shtetërore me qëllim që procedura të thjeshtësohet për qytetarët dhe që të mos shkojnë nëpër sportele që ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button