Jahjaga e ftoi Nikoliqin për vizitë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar ftesë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq për ta vizituar Kosovën, ku do të organizohet Samiti i presidentëve të shteteve rajonale. Ky lajm është bërë i ditur nga këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu.

“Jahjaga, si mikpritëse e Samitit të  presidentëve të shteteve rajonale, i ka dërguar ftesë publike Nikoliqit”, është shprehur këshilltari i saj Vllahiu.

“Jahjaga dhe Nikoliq deri më tani janë takuar më shumë se pesë herë, që nga shkurti kur është mbajtur takimi i parë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Kethrin Eshton. Kjo ka vazhduar me forume dhe samite tjera, qoftë rajonale apo ndërkombëtare”, ka shtuar Vllahiu

Lajme të ngjashme

Back to top button