Kush i paguan pushimet luksoze të Nikolla Gruevskit?

LSDM-ja ka reaguar pas publikimit të fotografive të kryeministrit Gruevski në Turqi.

“VMRO-DPMNE-ja dëshiron tu ik përgjigjeve për pushimin luksoz te Nikolla Gruevski dhe manipulon nëpër mediat pro qeveritare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM pyet : Në çfarë llogarie Nikolla Gruevski i bënë pushimet në Bodrum të Turqisë?

Nëse pushimin luksoz të Gruevskit e paguajnë qytetarët dhe sa kushton? Sa persona e shoqërojnë atë në pushime dhe kush e paguan angazhimin e tyre?

LSDM-ja, thotë se për dallim nga Gruevski, Zoran Zaev pushimin e tij e kalon në Greqi në llogari të vetë.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button