‘Ekzistojnë ndasi mes BDI dhe VMRO-DPMNE rreth emrit’

Partneri maqedonas VMRO-DPMNE po hesht rreth situatës konkrete, veçmas pretendimeve të partnerit shqiptar BDI se tani është koha për zgjidhjen e problemit të emrit, një gjë të cilën kohë më parë e pati alarmuar i pari i kësaj partie, Ali Ahmeti, trtansmeton REL.

Nuk jepet, madje as edhe kornizë kohore për propozimet për të cilët po negociohet. Sipas analistëve ndasitë rreth vlerësimeve për zgjidhjen e emrit që i kanë partnerët e koalicionit gjenerojnë dallime edhe tek të tjerët në shoqëri.

Naser Zyberi thekson se në gjithë këtë fotografi, megjithatë ka një qëndrim të përbashkët, pra se nuk duhet hyrë në çështjet identitare, ndërsa dallimi është në dinamikën dhe daljen nga situata. “Pasi dihet se VMRO tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët kanë mbështetje të gjerë sidomos për këtë pikë, atëherë kjo do të thotë se qëndrimi i tyre me automatizëm pranohet dhe konsiderohet si qëndrim I gjithë qytetarëve të asaj bashkësie etnike dhe kjo ndasi pastaj reflektohet negativisht edhe në rrjedhat tjera shoqërore”, thotë për REL Zyberi.

Ndërkohë, Vllado Dimovski nga Qendra për tolerancë ndëretnike thekson se qëndrimet e ndryshme në koalicion nuk janë të rastësishme. “Tek maqedonasit një kohë të gjatë plasohet ideja se nëse nuk ndërrohet emri do të bëhet keq për maqedonasit, pasi shqiptarët insistojnë në at”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button