LSDM: Qeveria s’ka bërë asgjë për njerëzit e verbër (Video)

Qeveria e Gruevskit nuk ka bërë asgjë për të përmisuar gjendjen e të verbërve në Maqedoni, bile me ligjiet e reja, atyre u zvogëlohen edhe ndihmat sociale.

“Më skandale është se pikërisht me këtë ulje të pagave kundrejt tyre, bie ndesh edhe me konventat ndërkombëtare të invalidëve, që po kjo qeveri e ka nënshkruar në 3.12.2011. Kjo që ka bërë qeveria në radhë të parë është jo humane dhe jo njerëzore,” thuhet në një komunikatë të partisë opozitare maqedonase, nga Mila Carovska.

Ajo gjithashtu thotë se në kushte jo të mira trajtohen edhe nxënësit e fëmijët e verbër, duke mos i pajisur me teknologji adekuate për lexim në ekran, pasi edhe këta duan të jenë pjesë e rrjeteve sociale e të lexojnë literaturë si gjithë të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button