BlackBerry largon 4500 punëtorë, humb 1 miliard dollarë

Kohë të vështira kanë ardhur për kompaninë e madhe kanadeze, BlackBerry, e cila pritet të raportojë një humbje prej 1 miliard dollarëve për tremujorin e dytë të vitit.
Mirëpo kjo nuk është e tëra sepse BlackBerry tashmë ka njoftuar se do të largojë rreth 4500 punëtorë nga puna, apo rreth 40 për qind të fuqisë së saj punëtore. 

Para këtij njoftimi BlackBerry e kishte suspenduar regjistrimin e saj në berzë, pasi që aksionet e saj kishin rënë për 24 për qind.

Kompania gjithashtu planifikon ta largojë fokusin e saj nga sektori i përdoruesve privat dhe të fokusohet vetëm tek bizneset. Gjatë tremujorit të fundit, kompania ka thënë se ka arritur të shesë vetëm 3.7 milionë pajisje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button