Zëvendësministri i jashtëm iranian: Radhën e ka Katari dhe Saudia

Në një intervistë për magazinën gjermane, Der Spiegel, politikani i lartë iranian, Amir Abdollahian akuzon Izraelin dhe SHBA-në për ndihmën e pakursyer ndaj militantëve të ISIS, vetëm e vetëm që dobësojnë vendet e rajonit.

“Me forcimin e Shtetit Islam, apo Kalifatit, automatikisht shtohen mundësitë për sulme dhe luftëra të reja në rajon, ku më pas arrihet deri te dobësimi I shteteve të fuqishme në Lindjen e Mesme. Kjo i shkon për shtati edhe regjimit cionist, “ thotë mes tjerash zëvendësministri i jashtëm iranian.

Dobësohet mbështetja iraniane ndaj diktatorit Assad?

Në intervistën e tij, duket se politika iraniane ka ndryshuar kahje kundrejt presidentit sirian, Bashar Al Assad. Ai mes tjerash thotë:

“Ne kemi ndihmuar ushtrinë siriane për të luftuar terrorin multinacional, por kjo nuk don të thotë se ne injorojmë opozitën siriane dhe as që mbështesim Assadin për një sundim deri në fund të jetës”

Në lidhje me konfliktin në Siri, Amir Abdollahian, thekson se në Siri ka qenë një betejë komplekse për të ndryshuar rendin në Lindjen e Mesme. Ky konflikt së shpejto do mund të zgjerohet në Katar dhe Arabinë Saudite.

“Në Siri kanë punuar disa grupe për një qëllim kompleks, që të ndryshojnë rendin e Lindjes së Mesme. Në fund, vetë Arabia dhe Katari do jenë qëllimet e këtij grupi” – përfundoi zëvendësministri i jashtëm iranian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button