Qytetarëve do t’iu shlyhen shumica e borxheve

Ngrohtorja SHA Shkup, EVN Maqedoni SHA Shkup, ELEM SHA Shkup, RTVM, bankat dhe Oda e noterëve dhe e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë u paraqitën në thirrjen për pjesëmarrje në projektin për shlyerje të njëhershme të borxheve për kategoritë më të prekura të qytetetarëve.

Afati për paraqitje përfundoi dje, ndërsa nga Ministria e Financave theksojnë se thirrja ka hasur në interes të madh te bankat dhe firmat.

Nga bankat deklaratë për pjesëmarrje në projekt parashtruan bankat “Stopanska Shkup”, “Komerciale”, e “Ohrit”, “NLB Tutunska”, “Kapital”, “Prokredit”, “Uni bank”, “Eurostandard”, Banka qendrore koperative, “Stopanska- Manastir”, “Halkbank”, “Alfa”, “TTK”, “Shparkase” kursimorja Fulim.

Në pajtim me Ligjin për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve, do të shlyhen borxhet e krijuara përfundimisht me 31 dhejtorin e vitit 2013, ndërsa janë të papaguara më gjatë se 12 muaj.

Të drejt të shlyerjes së njëherësme të borxheve mund ta përdorin shfrytëzuesit e asistencës sociale në para apo asistencës së përhershme me para, personat e papunë të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë më gjatë se 12 muaj dhe personat të cilët i janë nënshtruar rrezikut social për shkak të vdekjes, invaliditet apo sëmundje të rëndë.

Do të shlyhen borxhet në bazë të energjisë elektrike të shpenzuar, energjisë termike, kartelave kreditore, tejkalimit të llogarive të transaksionit dhe kredi konsumatore, të cilat nuk janë të siguruara dhe për taksën radiodifuzive.

Së bashku me borxhin kryesor do të shlyhen edhe interesat, si dhe shpenzimet për noterët dhe përmbaruesit. Për borxhin e shlyer, kreditorët gjegjësisht bankat, EVN, Ngrohtorja do të fitojnë të fitojnë të drejtën e kredisë tatimore në lartë prej 10 për qind nga borxhi i shlyer.

Në periudhën e ardhshme do të vijojë nënshkrimi i marrëveshjes mes Ministrisë së Financave dhe kreditorëve të cilët shprehën interes për pjesëmarrje, si dhe thirrje publike deri te qytetarët e përfshirë me ligjin të paraqiten për pjesëmarrje.

Ministria e Financave shpreh kënaqësi nga interesi i shfaqur nga ana e kreditorëve për kyçje në procesin e shlyerjes së borxheve të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button