MPJ kërkon nga ambasadori Hasanoviq ti kthejë paratë e plaçkitura

Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi nga ambasadori Fuad Hasanoviq që ti kthejë paratë nga buxheti i ambasadës në Doha, Katar, që janë harxhuar, pasi konstatoi parregullsi në këtë ambasadë.

Sipas MPJ-së, Hasanoviq është ftuar në konsultime në muajin qershor dhe korrik lidhur me këto dyshime.
“Sipas raportit revizor është konstatuar parregullsi në ambasadën në Doha nga ana e ambasadorit Hasanoviq, dhe i njëjti ftohet që ta kthejë shumën e mjeteve në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Siç bëjnë të ditur disa media të vendit bëhet fjalë për një shumë të parave pre 50 mijë dollarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button