Rruga në afërsi të Bit Pazarit në gjendje të mjerë (FOTO)

Rruga 397 e cila gjendet në Shkup në afërsi të tregut të Bit Pazarit, pas Ndërtesës së Bashkësisë Fetare Islame, është në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk kujdeset për atë.

Në qendër të Shkupit në Bit Pazar ngjitas me një institucion fetar një lokalitet i përbërë prej disa shtëpish nuk ka as edhe kanalizim.

Rruga 397 nuk i ngjan një rruge që është në qendër të Shkupit, ndërsa në fotot e dërguara nga iniciativa qytetare “Duam Çair të pastër” në redaksinë tonë, shihet mirë gjendja e mjerueshme e saj.

“Konsiderojmë së popullata duhet të jetë e njoftuar për situatat reale tek ne”, thonë nga kjo iniciativë qytetare.

Rruga në afërsi të Bit Pazarit në gjendje të mjerë

Lajme të ngjashme

Back to top button