Mjekët dhe pacientët ngatërrojnë terminët për kontrolle shëndetësore

Njëzet e nëntë mijë pacientë në korrik nuk e kanë shfrytëzuar terminin e caktuar në institucionet shëndetësore, informoi sot në konferencë për shtyp Millan Arizankoski, projekt menaxher i Sistemit kombëtar për caktimin e kontrolleve “Termini im”.

Mjekët nga poliklinikat e Shkupit, sipas tij, kanë pasur më së shumti pacientë të kontrolluar gjatë muajit të kaluar. Gjysma e pacientëve, tha Arizankoski, kanë hyrë 15-20 minuta më herët se termini i caktuar, ndërsa të tjerët me vonesë mesatare prej nëntë minutave.

“Në këtë mënyrë dëmtohet koncepti i funksionimit të sistemit kombëtar për evidencë elektronike dhe pa nevojë krijohet listë joreale e pritjes, për këtë shkak në mënyrë thelbësore është me rëndësi të respektohet koha e mjekut dhe e pacientëve tjerë, por edhe mjekët ta respektojnë kohën e pacientëve”, tha Arizankoski.

Ai dërgoi apel deri te pacientët nëse nuk janë në mundësi të marrin pjesë në kontrollin e
caktuar, terminin ta anulojnë në numrin telefonik 15 444 ose me dërgimin e porosisë në numrin 194 me përmbajtje numrin e udhëzimit sose përmes mjekëve amë.

Lajme të ngjashme

Back to top button