Egjipt, edhe nje goditje ndaj Vellazerise Muslimane

Një gjykatë egjiptiane lëshoi një vendim për të shpërndarë Partinë e Lirisë dhe Drejtësisë, krahun politik të Vëllazërisë Myslimane, njoftuan burimet gjyqësore. Kjo është një tjetër goditje për të shtypur lëvizjen më të vjetër islame, nga ky vend ku diktaturat nuk shkoqiten.

Gjykatat e grusht shtetit ndaluan Vëllazërinë Myslimane nga aktivitetet një vit më parë, por vendimi nuk e përmend krahun e saj politik, duke e lënë të hapur mundësinë që ajo mund të lejohet të kandidojë në zgjedhjet parlamentare. Vendimi i së shtunës në mënyrë efektive ndalon Vëllazërinë nga pjesëmarrja formale në politikë elektorale, transmeton Mesazhi.

“Ky është një vendim i politizuar,” tha avokati i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Mahmoud Ebul-Einen për Anadolu Agency. “Ai shkel ligjin, sepse kjo parti është themeluar në përputhje me Kushtetutën,” shtoi ai.

Komiteti ligjor i partisë, ndërkohë, e përshkroi verdiktin si pjesë të një plani të kundër revolucionit për të shtypur revolucionin e 25 Janarit, që rrëzoi ish-diktatorin Hosni Mubarak në vitin 2011.

Verdikti i së shtunës vjen në mes të një goditjeje të vazhdueshme mbi mbështetësit e presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi, i pari president i zgjedhur me vota të lira.

Lajme të ngjashme

Back to top button